Nesër ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostrada nga ora 11:00 deri në 17:30
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, më 3 gusht 2026 do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. “Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, më 3 gusht 2026 do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
“Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë. Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, qarkullimi lejohet pa kufizime”, ka njoftuar MIT.
Ata kanë thënë se nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
“Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/