Osmani uron Rutten në detyrën e re: Mezi pres të punojmë së bashku drejt garantimit të paqes në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Mark Rutten për marrjen e detyrës së re si Sekretar Gjeneral i NATO-së. Ajo përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka shkruar se nën udhëheqjen e tij, partneriteti dhe bashkëpunimi mes tyre do të forcohet edhe më shumë. “Mezi pres të punojmë së bashku drejt garantimit të…

Lajme

01/10/2024 13:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Mark Rutten për marrjen e detyrës së re si Sekretar Gjeneral i NATO-së.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka shkruar se nën udhëheqjen e tij, partneriteti dhe bashkëpunimi mes tyre do të forcohet edhe më shumë.

“Mezi pres të punojmë së bashku drejt garantimit të paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon dhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt NATO-s. Një falënderim nga zemra për Jens Stoltenbergun për shërbimin dhe udhëheqjen e tij. Duke i uruar më të mirat në punën e tij të ardhshme”, ka shkruar Osmani në “X”. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i saj në “X”: