Osmani: Uroj që partitë politike të gjejnë një rrugë për formimin e institucioneve, për ndërprerje të rrymës pyeteni KQZ-në

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shfrytëzuar të drejtën e saj për votë. Pas kësaj, Vjosa Osmani është deklaruar para mediave. Osmani deklaroi se uron që Republika të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta e demokratike. “Uroj të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve, si gjithnjë zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm…

Lajme

28/12/2025 12:27

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shfrytëzuar të drejtën e saj për votë.

Pas kësaj, Vjosa Osmani është deklaruar para mediave.

Osmani deklaroi se uron që Republika të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta e demokratike.

“Uroj të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve, si gjithnjë zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm demokratik ku vendimmarrja kthehet tek qytetarët tanë dhe shpresoj që këto rezultate të rezultojnë me krijim sa më të shpejtë të Parlamentit e Qeverisë që janë të rëndësishëm e të domosdoshme për procese për Republikën tonë. Falënderoj institucionet që ky proces të jetë sa më i rregullt. Nga KQZ-ja deri tek institucionet e sigurisë dhe hetuesisë. Uroj qytetarët dhe shpresoj që gjithçka të shkojë me rregull dhe qetë”, deklaroi Osmani.

“është pyetje që duhet t’ua drejtoni KQZ-së meqë janë taskforcat që merren. Nga informata që kemi pasur në mëngjes të gjitha qendrat janë duke funksionaur me rregull dhe jam e bindur që KQAZ-ja në bashkpunim me institucionet e tjera do e rregullojnë sa më shpejtë”, shtoi Osmani.

“Ky ka qenë mesazhi im gjatë tërë kohës dhe posa të përfundojë ky proces zgjedhor jam që partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara për formimin e institucioneve stabile e me legjitimitet për të mirën e qytetarëve”./Lajmi.net/