Osmani tha se VV s’ka arsye pse të mos e pranoj për Presidente, vjen reagimi i parë nga ta: Pas këtij debakli do të duhej të tërhiqeshe

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga VV, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni i ka reaguar kandidates për Presidente të LDK-së, Vjosa Osmanit e cila dje tha se VV nuk ka arsye të mos e pranoj për Presidente. Kryeziu-Hyseni e ka quajtur “debakël politik” rezultatin zgjedhor të djeshëm të LDK-së. “Është irracionale dhe e habitshme se si zonja Osmani,…

Lajme

08/06/2026 11:51

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga VV, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni i ka reaguar kandidates për Presidente të LDK-së, Vjosa Osmanit e cila dje tha se VV nuk ka arsye të mos e pranoj për Presidente.

Kryeziu-Hyseni e ka quajtur “debakël politik” rezultatin zgjedhor të djeshëm të LDK-së.

“Është irracionale dhe e habitshme se si zonja Osmani, pas gjithë këtij debakli politik, del e deklaron se patjetër duhet të jetë Presidente. I ke thënë qytetarëve se gëzon mbështetje gjithëpopullore, por populli foli ndryshe. Dole e treta dhe nuk e more pra mbështetjen që pretendoje”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kryeziu-Hyseni ka thënë se në një situatë të tillë do duhej të reflektoje dhe të tërhiqeshe, jo të insistoje sikur gjithçka sillet rreth saj..

‘Aq më tepër, kur jemi të vetëdijshëm që pikërisht për shkak të këtij insistimi tuajin, vendi u detyrua të shkonte në zgjedhje. Meqë po vazhdon të insistosh përkundër rezultatit, unë dua ta bëjë të qartë qëndrimin tim. Edhe nëse emri yt vjen për votim, nuk do ta kesh mbështetjen time në rast se do të jem prapë deputete në Kuvend”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: