​Numërimi i 23 kutive me vota në Mitrovicën e Veriut po shkon pa probleme

Qendra e Numërimit në Mitrovicën e Veriut është hapur në orën 10 dhe procesi i numërimit po zhvillohet pa probleme. Sipas informacioneve nga kjo “njësi”e KQZ-së, këtë komunë janë gjithsej 23 kuti votimi për t’u numëruar, prej të cilave 21 janë të vendvotimeve të rregullta, një me vota me kusht dhe një tjetër për personat…

Lajme

08/06/2026 12:45

Qendra e Numërimit në Mitrovicën e Veriut është hapur në orën 10 dhe procesi i numërimit po zhvillohet pa probleme.

Sipas informacioneve nga kjo “njësi”e KQZ-së, këtë komunë janë gjithsej 23 kuti votimi për t’u numëruar, prej të cilave 21 janë të vendvotimeve të rregullta, një me vota me kusht dhe një tjetër për personat me nevoja të veçanta.

Deri në orën 12 e 30 minuta është përfunduar numërimi i vetëm një kutie.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë procesit nuk është evidentuar asnjë parregullsi, ndërsa fletëvotimet kanë qenë në rregull, me numra serikë dhe dokumentacionin përcjellës përkatës.

Në Qendrën e Numërimit në Mitrovicën e Veriut janë angazhuar katër ekipe në ndërrimin e parë dhe po aq në të dytin. Secili ekip përbëhet nga katër deri në pesë anëtarë.