Gjilanasit s’e përkrahën më Kurtin symbyllur, Vetëvendosje dje humbi mbi 11 mijë vota aty
Komuna e Gjilanit ishte një nga komunat që në zgjedhje te dhjetorit i dha Vetëvendsoejs më së tepërmi vota. Por numri i votave ndryshoi në zgjedhjet e djeshme. Derisa në dhjetor, Vetëvendosje pati 63.55% të votave në Gjilan, këtë herë ka 54.18%. Kësisoj në bazë të këtyre votave, Vetëvendosje i bie të ketë rënë për…
Lajme
Komuna e Gjilanit ishte një nga komunat që në zgjedhje te dhjetorit i dha Vetëvendsoejs më së tepërmi vota.
Por numri i votave ndryshoi në zgjedhjet e djeshme.
Derisa në dhjetor, Vetëvendosje pati 63.55% të votave në Gjilan, këtë herë ka 54.18%.
Kësisoj në bazë të këtyre votave, Vetëvendosje i bie të ketë rënë për 11 mijë e 813 vota.
E natyrisht se një rënie e tillë ishte shumë e pritshme, pasi në Gjilan nuk u punua thuajse asgjë.
Madje në formimin e qeverisë së kaluar Kurti nuk pati as edhe një emër në kuadër të Anamoravës për ministra apo zv/ministra, duke i injoruar kështu tërësisht këta banorë.
E projektet e mëdha si: Autostrada, stadiumi dhe të tjera që nuk u përfunduan ua shtuan edhe më tepër dozën e dëshpërimit ndaj qeverisë Kurti./Lajmi.net/

