Osmani takon kryeministren e Islandës, e falënderon për mbështetje për anëtarësim në KiE
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministren e Islandes, Kristrun Forstadottir. Osmani tha se Frostaottirit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur që Islanda ia ka dhënë Kosovës. “Në takimin me Kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur që Islanda i ka dhënë Kosovës në forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare,…

Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministren e Islandes, Kristrun Forstadottir.
Osmani tha se Frostaottirit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur që Islanda ia ka dhënë Kosovës.
“Në takimin me Kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur që Islanda i ka dhënë Kosovës në forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare, në veçanti për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, shkroi Osmani.
Tutje, e para e shtetit tha se me kryeministren islandeze folën për projekte me interes të ndërsjellë dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Osmani po e përfaqëson Kosovën në në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian.