Osmani takohet në Oxford me Lord Hague: Ndër vite ishte një nga përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës

Ish-Presidentja e Kosovës po qëndron në Oxford të Anglisë, ku ka takuar Lord William Hague, Kancelarin e Universitetit të Oxfordit. Ajo ka thënë se Lord Hague ishte ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës, edhe si Sekretar i Jashtëm në kohën kur mbrojtëm Kosovën në GJND, por edhe përgjatë shume viteve që ishte në House of…

Lajme

29/10/2026 10:15

Ish-Presidentja e Kosovës po qëndron në Oxford të Anglisë, ku ka takuar Lord William Hague, Kancelarin e Universitetit të Oxfordit.

Ajo ka thënë se Lord Hague ishte ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës, edhe si Sekretar i Jashtëm në kohën kur mbrojtëm Kosovën në GJND, por edhe përgjatë shume viteve që ishte në House of Commons.

“Takimi me të ishte një mundësi e veçantë për të shkëmbyer mendime mbi zhvillimet ndërkombëtare dhe për të diskutuar për Kosovën, rrugëtimin e saj historik, sfidat me të cilat është përballur dhe aspiratat e saj për të ardhmen. Kudo që jemi, kemi përgjegjësinë ta përfaqësojmë Kosovën me dinjitet, ta mbrojmë të vërtetën e saj dhe të punojmë për një të ardhme me më shumë mundësi për qytetarët tanë” ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: