Osmani takohet me shefin e EULEX-it, flasin për sigurinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim, shefin e EULEX-it Giovanni Pietro Barbano. Në këtë takim, u diskutua për zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në vend, shkruan lajmi.net. “Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it,…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim, shefin e EULEX-it Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takim, u diskutua për zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në vend, shkruan lajmi.net.
“Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, në kuadër të mandatit teknik të këtij misioni për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie. Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të vendit për bashkëpunim konstruktiv me EULEX-in, në funksion të forcimit të rendit kushtetues dhe të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: