Osmani takohet me homologun bullgar, flasin për forcimin e partneritetit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Sofje, ka zhvilluar një takim bilateral me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. “Bullgaria është partnere dhe aleate e vazhdueshme e Kosovës. Në takim bilateral me Presidentin Rumen Radev, diskutuam forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve në veçanti në fushën e mbrojtjes. E falënderova për mbështetjen…

Lajme

05/04/2025 11:06

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Sofje, ka zhvilluar një takim bilateral me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

“Bullgaria është partnere dhe aleate e vazhdueshme e Kosovës.

Në takim bilateral me Presidentin Rumen Radev, diskutuam forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve në veçanti në fushën e mbrojtjes.

E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për rrugëtimin tonë euro-atlantik”, ka shkruar Presidentja Osmani.