Osmani: Takimet me Presidentin ishin agjendë shtetërore, dallimet me të qëndrojnë

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në konferencën pas mbledhjes së Kryesisë ka folur për takimin djeshëm të saj, me Presidentin e Kosovë Hashim Thaçi.

Lajme

18/02/2020 13:06

Osmani takimet e djeshme me Presidentin Thaçi i ka quajtur agjendë shtetërore dhe se dallimet me të për çështje të caktuara, si çështja e kufijve ende qëndrojnë.

“Ta keni parasysh që ajo ka qenë agjendë shtetërore, asnjë nga organizimet dje nuk kanë qenë private. Dallimet tona me presidentin kanë qenë për çështje të caktuara si çështja e kufijve e ato dallime ende qëndrojnë”.

Osmani, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, ka folur edhe për liberalizmin e vizave.

Ajo para gazetarëve ka thënë se Kosova duhet të jetë e unifikuar në politikën e jashtme, e në veçanti në çështjen e liberalizimit të vizave, raporton lajmi.net.

Osmani tha se vendimi për liberalizimin e vizave është politik dhe se kjo gjë është në duart e shteteve të Bashkimit Evropian.

“Liberalizimi ka të bëj me çështjen e unifikimit. Komisioni Evropian ka konstatuar që të gjitha kriteret janë përmbushur nga Kosova, por ky është një vendim politik nga shtete të caktuara që kanë hezitime”, theksoi Osmani, duke shtuar se shtetet e BE-së, kanë marrë vendim duke u bazuar në dezinformatat që i kanë pasur dhe jo në faktet reale. /Lajmi.net/