Osmani reagon pas incidentit në veri- I fton qytetarët të tregojnë qetësi derisa institucionet po merren me rastin
Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas incidentit në veri të vendit. Shpërthimin në Zubin Potok ajo ua ka faturuar bandave serbe. “Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës“, ka shkruara ajo. Sipas Osmanit, ata do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën…
Lajme
Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas incidentit në veri të vendit.
Shpërthimin në Zubin Potok ajo ua ka faturuar bandave serbe.
“Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës“, ka shkruara ajo.
Sipas Osmanit, ata do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste.
“Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike. I ftoj qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizmin më të lartë. Përveç institucioneve tona, partnerët tanë ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për sanimin e dëmit të shkaktuar dhe për furnizim me ujë e po ashtu për hetim të ketij akti kundër shtetit e qytetarëve tanë“, ka shkruar ajo në Facebook./Lajmi.net
de