Osmani pret nesër në takim sekretarin e NATO-s, pas takimit mbajnë konferencë për media

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pres në takim, sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Takimi do të nis në ora 13:45, dhe pas tij do të mbajnë konferencë për media, shkruan lajmi.net. “Në orën 13:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Mediat…

Lajme

10/03/2025 18:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pres në takim, sekretarin e NATO-s, Mark Rutte.

Takimi do të nis në ora 13:45, dhe pas tij do të mbajnë konferencë për media, shkruan lajmi.net.

“Në orën 13:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Mediat do të mund të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit. Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm Rutte do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Mark Rutte ka qëndruar sot në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa nesër do të vizitoj Kosovën. /Lajmi.net/