Osmani pret në zyre ambasadorin Hovenier: Rithekson rëndësinë e largimit të masave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Siç ka njoftuar Zyra e Presidentes në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun me Serbinë. Osmani ritheksoi rëndësinë e largimit të masave për të krijuar një situatë…

Lajme

01/07/2024 21:36

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidentes në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun me Serbinë.

Osmani ritheksoi rëndësinë e largimit të masave për të krijuar një situatë e barabartë në tryezën e dialogut.

E para e shtetit të Kosovës dhe diplomati amerikan, diskutuan edhe për koordinimin e agjendës ndërkombëtare të Presidentes Osmani.

“Në prag të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, Presidentja përcolli urimet më të mira për popullin amerikan, duke rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e vazhdueshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara”. thuhet në njoftim