Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Europian më 16 maj (e premte), do të mbledhë liderë nga i gjithë kontinenti në Tiranë të Shqipërisë. Nga Kosova në këtë samit do të shkojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kështu ka konfirmuar për lajmi.net, këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina. “Sikurse në samitet paraprake, Presidentja Osmani…

Lajme

14/05/2025 15:52

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Europian më 16 maj (e premte), do të mbledhë liderë nga i gjithë kontinenti në Tiranë të Shqipërisë.

Nga Kosova në këtë samit do të shkojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kështu ka konfirmuar për lajmi.net, këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

“Sikurse në samitet paraprake, Presidentja Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin e radhës së EPC-së, që mbahet të premten në Tiranë”, ka thënë Kupina.

Ndryshe këtë vit komuniteti Politik Europian mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Teksa udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës. Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:

Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. /Lajmi.net/