Osmani pasi Asambleja Parlamentare votoi pro Kosovës: Moment historik në rrugëtimin evropian të Kosovës

Asambleja Parlamentare ka votuar sot pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian. Për këtë hap të rëndësishëm të Kosovës, ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se ky është një moment historik në rrugëtimin evropian të Kosovës dhe ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar pro Kosovës. “Votimi i sotëm…

Lajme

16/04/2024 20:25

Asambleja Parlamentare ka votuar sot pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian.

Për këtë hap të rëndësishëm të Kosovës, ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se ky është një moment historik në rrugëtimin evropian të Kosovës dhe ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar pro Kosovës.

“Votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një dëshmi e përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë. Falënderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës PËR mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut. Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuar në këtë arritje historike! Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë”, ka shkruar Osmani. 
Postimi i plotë: