Osmani pas votimit në Kuvend: Anëtarësimi në Bordin e Paqes forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës
Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, duke e cilësuar këtë si një moment historik për vendin. Përmes një reagimi publik, Osmani theksoi se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe e vendos…
Lajme
Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, duke e cilësuar këtë si një moment historik për vendin.
Përmes një reagimi publik, Osmani theksoi se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe e vendos atë përkrah aleatëve kryesorë globalë, transmeton lajmi.net.
“Kuvendi i Kosovës sot vulosi një moment historik duke ratifikuar marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Është një hap i madh që forcon subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe e vendos Republikën e Kosovës aty ku e meriton: krah për krah me Amerikën dhe në mesin e shteteve që kontribuojnë për paqen globale”, ka shkruar Osmani.
Ajo rikujtoi edhe rolin e Shteteve të Bashkuara gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar mbështetjen vendimtare të tyre.
“Ishin Tomahawk-ët amerikanë që, në vitin 1999, çanë errësirën dhe ndalën makinerinë gjenocidale serbe mbi popullin tonë. Ishte Amerika ajo që qëndroi në anën e drejtësisë, kur ne kishim më shumë nevojë se kurrë për shpresë dhe shpëtim. Dhe është Amerika përsëri sot, ajo që qëndron përkrah nesh.”
Në fund, Osmani shprehu mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara dhe presidentit amerikan.
“Faleminderit SHBA-ve dhe Presidentit Trump për besimin dhe ftesën që të jemi shtet themelues i Bordit të Paqes. Zoti e bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, përfundon reagimi i saj.
Postimi i plotë: