Osmani pas takimit me Costan: Kosova është gati të ec në rrugën e saj për në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, kanë dalë në konferencë të përbashkët për shtyp. Osmani tha se shpreson që shtetet anëtare të heqin masat ndaj Kosovës. “Kosova është gati të ec përpara. Integrimi evropian është një rrugë që kërkon përkushtim… Nën udhëheqjen tuaj t’i hapet rruga Kosovës…

Lajme

14/05/2025 18:44

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, kanë dalë në konferencë të përbashkët për shtyp.

Osmani tha se shpreson që shtetet anëtare të heqin masat ndaj Kosovës.

“Kosova është gati të ec përpara. Integrimi evropian është një rrugë që kërkon përkushtim… Nën udhëheqjen tuaj t’i hapet rruga Kosovës drejt BE-së. Çdo minute me masat në fuqi është minutë me shumë padrejtësi”, ka thënë Osmani.

Ajo gjithashtu kërkoi që pesë shtetet anëtare të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Osmani tha se shpreson që me emërimin e emisarit të ri në dialog, shpreson që ky proces të ec përpara dhe një frymë të re dhe një trajtim të barabartë në këtë proces.

“Fokusi kryesor i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë, mes Kosovës dhe Serbis”, tha ajo.

“Pres

Ajo komentoi edhe vizitën e fundit të Vuçiqit në Moskë.

“Ky është një akt i qartë që sfidon qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e Evropës”, tha Osmani

Ajo tutje ka falënderuar presidentin Costa për angazhimin e tonë drejt rrugës evropiane të Kosovës.

“Është investim në paqe dhe stabilitet. Plani i rritjes për Ballkanin është një mundësi e mirë. Është qenësore të ketë progres në dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë Osmani.