Osmani: Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së, krenaria dhe zemra e pathyeshme e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur krenarinë e saj për Njësinë e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke e vlerësuar si simbol të përgatitjes, përkushtimit dhe mbrojtjes së vendit. Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar se kjo njësi është trajnuar sipas standardeve të ushtrisë amerikane dhe përfaqëson më…

Lajme

03/11/2025 18:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur krenarinë e saj për Njësinë e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke e vlerësuar si simbol të përgatitjes, përkushtimit dhe mbrojtjes së vendit.

Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar se kjo njësi është trajnuar sipas standardeve të ushtrisë amerikane dhe përfaqëson më të mirën që ka vendi në aspektin e mbrojtjes dhe profesionalizmit.

Image

“E stërvitur dhe e përgatitur sipas doktrinës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për ta mbrojtur atdheun në çdo moment dhe në çdo pëllëmbë të vendit, kjo është Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së: krenaria, nderi dhe zemra e pathyeshme e Kosovës,” ka shkruar presidentja.

Osmani shtoi se pjesëtarët e kësaj njësie mbartin jo vetëm uniformën e shtetit, por edhe përgjegjësinë historike për lirinë e fituar me shumë sakrifica.

“Ata nuk mbajnë vetëm uniformën e shtetit, por edhe amanetin e lirisë sonë!”, tha ajo.