​Osmani në Japoni: Partneritetin ta ngremë në nivele më të larta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Fukushiro Nukaga. Ajo ka shkruar në Facebook se gjatë këtij takimi kanë riafirmuar përkushtimin e palëkundur për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, në dobi të qytetarëve dhe në shërbim të vlerave të përbashkëta. “Mbështetja e Japonisë për popullin e Kosovës ka…

Lajme

14/06/2025 11:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Fukushiro Nukaga.

Ajo ka shkruar në Facebook se gjatë këtij takimi kanë riafirmuar përkushtimin e palëkundur për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, në dobi të qytetarëve dhe në shërbim të vlerave të përbashkëta.

“Mbështetja e Japonisë për popullin e Kosovës ka qenë thelbësore gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit, dhe synojmë që këtë partneritet ta ngremë në nivele edhe më të larta”, ka shkruar ajo.