Osmani: Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajtjeve tona gjatë luftës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderohen gazetarët të cilët edhe sot vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë.

Lajme
Përmes një publikimi në Twitter, Osmani, tha se Indeksi i lirisë së shtypit është një shembull i përkushtimit ndaj demokracisë.
“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajtjeve tona gjatë luftës dhe ata që vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë sot. Indeksi i lirisë së shtypit është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”, tha Osmani.
Ndryshe data 3 Maj, njihet si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë është shënuar që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara./Lajmi.net/
On #WorldPressFreedomDay we recognize brave journalists who gave voice to our suffering during the war, and those who continue to stand up for truth and freedom today.
🇽🇰’s progress in @RSF_inter press freedom index is a great example of our devotion to democracy.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 3, 2022