Osmani ndan foto nga pritja e Presidentit të SHBA-së: Diskutime në interes të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë fotografi nga takimet që ka zhvilluar gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku është zhvilluar Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Osmani në postimin e saj të bërë në Facebook, ka shkruar se gjatë takimeve, ka pasur diskutime të rëndësishme në interes të Kosovës. ‘‘Në pritjen e Presidentit Trump në…

Lajme

27/09/2025 21:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë fotografi nga takimet që ka zhvilluar gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku është zhvilluar Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Osmani në postimin e saj të bërë në Facebook, ka shkruar se gjatë takimeve, ka pasur diskutime të rëndësishme në interes të Kosovës.

‘‘Në pritjen e Presidentit Trump në New York, krah liderëve të tjerë botërorë – diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë’’, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Postimi i plotë:

Në pritjen e Presidentit Trump në New York, krah liderëve të tjerë botërorë – diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë! 🇽🇰