Osmani mesazh për Kombëtaren: Jeni simbol i qëndresës, guximit dhe shpresës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e saj të fuqishme për Kombëtaren e Kosovës përmes një mesazhi emocional, në prag të përballjes së rëndësishme. Në reagimin e saj publik, Osmani ka theksuar rrugëtimin e vështirë të shtetit të Kosovës dhe rëndësinë që ka përfaqësimi i vendit në arenën ndërkombëtare përmes sportit, raporton lajmi.net…

Lajme

31/03/2026 15:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e saj të fuqishme për Kombëtaren e Kosovës përmes një mesazhi emocional, në prag të përballjes së rëndësishme.

Në reagimin e saj publik, Osmani ka theksuar rrugëtimin e vështirë të shtetit të Kosovës dhe rëndësinë që ka përfaqësimi i vendit në arenën ndërkombëtare përmes sportit, raporton lajmi.net

“Kosova ka lindur mes vështirësive e sakrificave, është rritur me krenari dhe sot qëndron në fushë me dinjitet, duke përfaqësuar ëndrrat e një populli të tërë,” ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Kosova ka lindur mes vështirësive e sakrificave, është rritur me krenari dhe sot qëndron në fushë me dinjitet, duke përfaqësuar ëndrrat e një populli të tërë.
Ju jeni simbol i qëndresës, i guximit dhe i shpresës.
Jemi me ju djema.
Me Kosovën përgjithmonë.
Me Dardanët🇽🇰/Lajmi.net/