Osmani, Kurti e Basha nesër bëjnë homazhe në Reçak

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha nesër do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut. Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ata do të bëjnë homazhe më fillim nga ora 10:30. “Krerët e shtetit, Presidentja…

Lajme

14/01/2026 23:55

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha nesër do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ata do të bëjnë homazhe më fillim nga ora 10:30.

“Krerët e shtetit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore në 27- vjetorin e Masakrës së Reçakut”, thuhet në komunikatë.