Osmani kujton masakrën e Izbicës: Mizoria aty, mbetet e skalitur në kujtesën tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sot 25 vjetorin e masakrës së Izbicës. Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se forcat gjenocidale të Serbisë masakruan 147 civilë, në mesin e të cilëve edhe vajzën 6-muajshe, Dafina Qelaj. Ajo dhe të tjerët u vranë në shtëpitë e tyre vetëm pse ishin shqiptarë. “Mizoria…

Lajme

28/03/2024 10:03

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sot 25 vjetorin e masakrës së Izbicës.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se forcat gjenocidale të Serbisë masakruan 147 civilë, në mesin e të cilëve edhe vajzën 6-muajshe, Dafina Qelaj. Ajo dhe të tjerët u vranë në shtëpitë e tyre vetëm pse ishin shqiptarë.

Mizoria në Izbicë, mbetet e skalitur në kujtesën tonë, duke na sjell në vëmendje çmimin e lirisë. Në tentim për t`i fshehur gjurmët e krimit, viktimat civile regjimi gjenocidal i Serbisë i varrosi në varrezë masive në Petrovo Sello në Beograd, në Novolan dhe në Bistricë. Kujtimin për Izbicën dhe të gjitha masakrat gjithandej Kosovës do ta mbajmë gjallë gjithnjë si një dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluam dhe si kërkesë të përhershme për drejtësi”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: