Osmani konfirmon se nesër do të jetë në Washington për takimin e Bordit të Paqes: Po punojmë me Administratën Trump
Presidentja Vjosa Osmani, ka konfirmuar se do të jetë në Washington më 19 shkurt për të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes, pjesë e të cilit u bë edhe Kosova. “Ne vërtet ndjehemi krenar që i jemi bashkuar presidentit Trump, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë në këtë…
Lajme
Presidentja Vjosa Osmani, ka konfirmuar se do të jetë në Washington më 19 shkurt për të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes, pjesë e të cilit u bë edhe Kosova.
“Ne vërtet ndjehemi krenar që i jemi bashkuar presidentit Trump, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë në këtë organizatë ndërkombëtare, e cila themelimin e kishte në Davos kurse takimin e parë inaugurues e ka shumë shpejt në Washington D.C., për çka unë do të udhëtojë atje për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës”, tha ajo në një intervistë për Kanal10
Në këtë takim inaugurues, ajo tha se “ka shtete që do ta konkretizojnë mbështetjen, ka shtete që e shprehin përkushtimin i cili më vonë konkretizohet”
Osmani tha se janë bërë “shumë gjëra pozitive, përfshirë përkrahjen për anëtarësim në NATO” si “rezultat i një pune shumë të afërt me administratën Trump”.
Kjo përkrahje, ajo tha se “po reflektohet edhe në letrën të cilën e ka dërguar presidenti” për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.