Osmani jep detaje nga biseda me emisarin Sorensen: Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së. Kjo deklaratë e Osmanit vjen pas takimit me përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, me të cilin tha se diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, sigurinë në rajon dhe integrimin evropian…

Lajme
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së.
Kjo deklaratë e Osmanit vjen pas takimit me përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, me të cilin tha se diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, sigurinë në rajon dhe integrimin evropian të Kosovë.
“Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe balansin e nevojshëm në dialog”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.
Presidentja Osmani e ka pritur sot në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Kjo është vizita e parë e Sorensenit në Kosovë. Ai do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti si dhe kryenegociatorin kosovar për dialog, Besnik Bislimi./Lajmi.net/