Osmani: Jam plotësisht e gatshme që dekreti të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese
Presidentja Vjosa Osmani ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit, pasi mbrëmjen e kaluar nuk u arrit të zgjidhej presidenti i ri. Ajo deklaroi se është e vetëdijshme që ky vendim mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, por theksoi se ndihet krenare për këtë veprim, raporton lajmi.net “Jam plotësisht e vetëdijshme dhe e gatshme që…
Lajme
Presidentja Vjosa Osmani ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit, pasi mbrëmjen e kaluar nuk u arrit të zgjidhej presidenti i ri.
Ajo deklaroi se është e vetëdijshme që ky vendim mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, por theksoi se ndihet krenare për këtë veprim, raporton lajmi.net
“Jam plotësisht e vetëdijshme dhe e gatshme që ky dekret mund të kontestohet në GJK dhe dua ta them hapur dhe kurrë nuk kam qenë krenare se me këtë vendim. Jam shumë me e qetë të përballem për një kontestim për veprim në mbrojtje të Kushtetutës sesa për mosveprim kur rrezikohen themelet e saj”.
Sipas saj, përgjegjësia më e madhe për një udhëheqës nuk është të jetë i pëlqyer nga politika e ditës, por të qëndrojë në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit të shtetit.
“Përgjegjësia më e madhe s’është të jesh i pëlqyer nga politika e ditës, por të jesh ‘në anën e Kushtetutës dhe të interesit të Republikës’”.
Osmani theksoi se shtetet serioze ndërtohen mbi parimin e sundimit të ligjit.
“Shtetet serioze ndërohet mbi këtë parim: Ligji mbi të gjithë, në këtë rast Kushtetuta mbi të gjithë”.
Ajo shtoi se nëse nuk do ta nxirrte këtë dekret, do të rrezikonte të binte në shkelje të Kushtetutës.
“Ajo tha se mosnxjerrja e dekretit do ta çonte në shkelje të Kushtetutës.”/Lajmi.net/