Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe për sigurinë
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. Osmani tha se me të foli për zhvillimet politike dhe për sigurinë në vend, ndërsa tha se e ka falënderuar për mbështetjen që vendi i tij i jep Kosovës. “Është gjithmonë kënaqësi të bisedoj me mikun e dashur të…
Lajme
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.
Osmani tha se me të foli për zhvillimet politike dhe për sigurinë në vend, ndërsa tha se e ka falënderuar për mbështetjen që vendi i tij i jep Kosovës.
“Është gjithmonë kënaqësi të bisedoj me mikun e dashur të Kosovës, Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. Diskutuam zhvillimet më të fundit politike dhe të sigurisë, si dhe partneritetin mes dy vendeve tona. E falënderova për mbështetjen e palëkundur të Finlandës për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Osmani në X.