Osmani: Fitër Bajrami të jetë inspirim për solidaritet e bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit, duke thënë se kjo ditë të shërbejë si inspirim për bashkëpunim dhe solidarizim në secilën familje. Ajo ka uruar dhe përgëzuar kreun e Bashkësisë Islame, Naim Tërnava për punën e palodhshme, duke shtuar se shpreson që lutjet e bëra gjatë këtij muaji të pranohen…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit, duke thënë se kjo ditë të shërbejë si inspirim për bashkëpunim dhe solidarizim në secilën familje.
Ajo ka uruar dhe përgëzuar kreun e Bashkësisë Islame, Naim Tërnava për punën e palodhshme, duke shtuar se shpreson që lutjet e bëra gjatë këtij muaji të pranohen te Zoti.
“Është nder i veçantë që nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) së bashku me kryemyftiun, bashkëpunëtorët e tij dhe bashkëpunëtorët e mi, t’i urojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me fat Bajramin, mee shpresën që lutjet e tyre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të jenë pranuar dhe me urimin nga thellësia e zemrës për shëndet, begati dhe bekim të Zotit në secilën familje, në secilën shtëpi. Shpresoj që kjo festë dhe i gjithë muaji u shenjtë i Ramazanit dhe fryma që përshkon secilën familje dhe secilën shtëpi në këtë muaj të shenjtë të jenë inspirim për secilin qytetar që kjo frymë e solidaritetit, bashkëpunimit dhe ndihmës ndaj të tjerëve të vazhdojë gjatë tërë vitit”, deklaroi Osmani.