Osmani e “rivalizon” Kurtin me mërgatën- pamjet tregojnë si e pritën bashkatdhetarët atje
Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër, ku dje filloi vizitën e saj dy ditore zyrtare. E para e shtetit të Kosovës është pritur me një ceremoni të organizuar shtetërore nga presidentja e konfederatës helvetike, Karin Keller Sutter. Keller- Sutter ishte nikoqire e Osmanit bashkë me qindra shqiptare që dolën për ta pritur atë. Shqiptarë…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër, ku dje filloi vizitën e saj dy ditore zyrtare.
E para e shtetit të Kosovës është pritur me një ceremoni të organizuar shtetërore nga presidentja e konfederatës helvetike, Karin Keller Sutter.
Keller- Sutter ishte nikoqire e Osmanit bashkë me qindra shqiptare që dolën për ta pritur atë.
Shqiptarë të shumtë u mblodhën në qendrën e Bern-it pikërisht për të mirëpritur e vlerësuar lart presidenten Osmani.
“Zemra e Kosovës rreh me ritmin e mërgatës! Faleminderit për pritjen madhështore në Bern!”,tha Osmani.
Por ngjashëm kishte ndodhur edhe me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti përgjatë fushatës.
Në fushatën e tij elektorale para zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kurti pati zgjedhur Zvicrën pas Gjermanisë që të mblidhej me bashkatdhetarët.
“Zvicra është një pikëtakim i veçantë me mërgatën tonë të shkëlqyeshme”, tha Kurti asokohe.
Duke përkujtuar këtu faktin se Kutri ende s’ka arritur që të marrë mandatin e dytë të fituar nga zgjedhjet e 9 shkurtit- presidentes Osmani veçse brenda një kohë i përfundon mandate.
Nuk dihet nëse Osmani do të rikandidojë për t’u zgjedhure dhe një herë presidente apo ndoshta ajo do të futet sërish si pjesë e politikës përmes ndonjë partie politike.
Në rast të kësaj- padyshim se këto takime në mërgatë po e “rivalizojnë” Kurtin sa i përket votave e përkrahjes atje./Lajmi.net/
