Osmani e mandaton Glauk Konjufcën për të formuar Qeverinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mandatuar Glauk Konjufcën për të tentuar ta formoj Qeverinë. Ajo ka thënë se kjo është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe me tri aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese, shkruan lajmi.net. “Kam mandatuar z. Glauk Konjufca, kandidat tjetër për kryeministër, ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton neni 95,…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mandatuar Glauk Konjufcën për të tentuar ta formoj Qeverinë.
Ajo ka thënë se kjo është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe me tri aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese, shkruan lajmi.net.
Osmani ka thënë se Kushtetuta e thotë qartë që Presidentja duhet të emër0oj kandidatin tjetër sipas të njëjtës procedurë nëse dështon kandidati i parë.
“Neni 95, paragrarfi 4 i Kushtetutës së Kosovës e thotë qartë që brenda 10 ditësh, Presidentja e Vendit emëron kandidatin tjetër sipas të njëjtës procedurë. Kushtetuta nuk thotë presidentja mund të emëroj por thotë e emëron kandidatin tjetër nëse dështon i dyti”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se partitë e tjera nuk e kanë propozuar asnjë emër, prandaj mandatohet kandidati i vetëm që është propozuar nga VV. /Lajmi.net/