Osmani dhe Kurti homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz
Presidentja e vendit Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kanë nisur ditën me homazhe në Komplesin Memorial në Prekaz me rastin e festës së pavarësisë së Shqipërisë.

Lajme
Presidentja Osmani tha se janë në Prekaz për të nderuar sakrificën e brezave të shumtë.
“Jemi këtu sot më 28 nëntor, për të nderuar sakrificën e brezave të shumtë, e cila kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, por vazhdoi edhe me shumë sakrifica të shqiptarëve për liri. Prandaj, sot e filluam ditën tek komandanti Adem Jashari dhe Familja Jashari, për të nderuar sakrificën e tyre, sepse 28 Nëntori, përveç simbolikës së shpalljes së pavarëisë së Shqipërisë, është edhe datë kur ka lindur komandanti Adem Jashari dhe kur për herë të parë ka dal publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka deklaruar Osmani.
Ajo ka thënë se shpreson në një të ardhme të ndritur për Kosovën dhe Shqipërinë.
“Dua që sot t’i uroj të gjithë shqiptarët për këtë ditë, duke shpresuar që një e ardhme e ndritur e pret edhe Republikën e Shqipërisë edhe Republikën e Kosovës”, u shpreh Osmani.