Osmani: BDI nuk e ka ndërmend të largohet nga koalicioni me Gruevskin

Pas zhvillimeve të fundit në Maqedoni, përfshi pretendimet për sulm në stacionin policor në Gushincë të Likovës dhe akuzat e opozitës, partia shqiptare në Qeveri, BDI, ka vendosur të paraqitet e gjallë.

Lajme

25/04/2015 15:43

Përkundër të gjitha atyre tendencave të kësaj qeveria për t’i njollosur shqiptarë, zyrtarë të kësaj partie, në krye me Ali Ahmetin, janë deklaruar se nuk do të dalin nga koalicioni me partinë e kryeministrit Nikolla Gruevski.

Bujar Osmani, ish ministër i shëndetësisë nga radhët e BDI-së, në një prononcim për gazetën maqedonase“Dnevnik” ka thënë se nuk dalin nga qeveria si parti për arsye se nuk i lejojnë të tjerëve që ta kidnapojnë krizën politike dhe ta keqpërdorin për interesa personale, transmeton zhurnal.mk

“Nëse dalim nga qeveria, në vend të zgjidhjes së krizës, do të shkaktojmë problem më të madh me mundësi të destabilizimit të shtetit. Dalja e BDI-së nga qeveria do të iniciojë zgjedhje ku LSDM nuk do merr pjesë. Kjo nuk është zgjidhje, këtë nuk do ta lejojmë, pasiqë kemi përgjegjësi…”, ka thënë Osmani, njofton “Dnevnik”.