Osman Azemi rikuperohet në kohë rekord pas aksidentit të tmerrshëm, ka një falënderim të veçantë për Avicena
Ishte fillimi i muajit prill kur aktori i njohur, Osman Azemi, pësoi një aksident të tmerrshëm me veturë. Pamjet ishin të rënda, lëndimet poashtu. E kujt do t’ia merrte mendja që pas asaj fatkeqësie, Azemit përbrenda një muaji do t’i kthehej buzëqeshja e shëndeti i plotë? Por ja që kjo ndodhi. Azemi tanimë është drejt…

ShowBiz
Ishte fillimi i muajit prill kur aktori i njohur, Osman Azemi, pësoi një aksident të tmerrshëm me veturë. Pamjet ishin të rënda, lëndimet poashtu.
E kujt do t’ia merrte mendja që pas asaj fatkeqësie, Azemit përbrenda një muaji do t’i kthehej buzëqeshja e shëndeti i plotë?
Por ja që kjo ndodhi. Azemi tanimë është drejt rikuperimit final, dhe kjo falë angazhimit e profesionalizmit në trajtim në kushte shtëpie nga institucioni shëndetësor, Avicena.
Për këtë të fundit, fjalë të mëdha pati vet Osman Azemi.
“Një falënderim i special shkon për institucionin shëndetësor Avicena për kujdesin e jashtëzakonshëm medicinal në kushte shtëpie – profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre më kanë ndihmuar të rikuperohem me më shumë qetësi dhe besim, tani di të dalloj termometrin nga telekomanda (edhe pse ende e ngatërroj herë pas here)”, shkroi Azemi, me pak dromca humori.
E natyrisht se rikuperimi në kohë rekord i Azemit është lajm i mirë për fansat e shumtë të tij, e mbi të gjitha, tregues se në Kosovë ka staf të mirëtrajnuar e profesional shëndetësor, siç është ai i Avicenës. /Lajmi.net/
View this post on Instagram