Osimhen ndëshkohet me dy ndeshje moslojë

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen do mungojë në dy takimet e radhës.

Sport

24/08/2021 17:07

Në ndeshjen e parë të këtij edicioni, nigeriani u ndëshkua me të kuq pas një faulli në sulm, transmeton lajmi.net.

Sipas Sky Sports, Osimhen është ndëshkuar me dy ndeshje moslojë.

Napoli do të apelojë vendimin në mënyrë që se paku të zbres këtë dënim për një ndeshje.

Por, në rast që apelimi nuk vlen, atëherë sulmuesi do humbasë dy takimet, ndaj Genoas dhe Juventusit./Lajmi.net/