Osimhen dhe Kvara? Presidenti i Napolit: Do të qëndrojnë për një kohë të gjatë

Presidenti i Napolit, De Laurentiis ka folur rreth skuadrës së tij dhe në veçanti për dy lojtarët, Victor Osimhen dhe Khvicha Kvaratskhelia. Dy lojtarët po kalojnë në një sezon fantastik me ekipin italian dhe shumë skuadra i janë vërsulur kësaj dyshe, shkruan Lajmi.net Sipas numrit një të Napolit, të dy futbollistët pritet të qëndrojnë gjatë…

Sport

22/02/2023 13:39

Presidenti i Napolit, De Laurentiis ka folur rreth skuadrës së tij dhe në veçanti për dy lojtarët, Victor Osimhen dhe Khvicha Kvaratskhelia.

Dy lojtarët po kalojnë në një sezon fantastik me ekipin italian dhe shumë skuadra i janë vërsulur kësaj dyshe, shkruan Lajmi.net

Sipas numrit një të Napolit, të dy futbollistët pritet të qëndrojnë gjatë te skuadra nga Serie A.

“Kvara dhe Osimhen? Nuk do të jetë vështirë t’i mbajmë lojtarët tanë më të mirë, ne jemi gjithçka në rregull me kontrata. Por kurrë mos thuaj jo, në rast të ofertave të çmendura. Mendoj se do të qëndrojnë për një kohë të gjatë”, është shprehur De Laurentiis

Kujtojmë që skuadra e Napolit përveç që është lider i Serie A, ata mbrëmë fituan edhe ndeshjen e parë si mysafir ndaj Eintracht Frankfurtit në UEFA Champions League./Lajmi.net/