OSHP e kthen në rivlerësim tenderin 100 milionësh që qeveria e Isa Mustafës e nënshkroi natën fundit të mandatit

Tenderi 100 milionësh për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Gjilan është kthyer në rivlerësim. Këtë vendim e ka marr Ograni Shqytrues i Prokurimti Publik pas shqyrtimit të ankesave të 12 operatorëve të cilët ishin ankuar ndaj vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës që t’i eliminojë nga gara.

Lajme

27/10/2017 16:28

Tenderit për ndërtimin e Autostradës A7.1 – Kryqëzimi në Disnivel R6/R7.1 (Banullë) deri te Dheu i Bardhë (kufiri me Serbinë), u bë publik më 11 shtator, ndërsa me datë 12 shtator detyrën në këtë ministri e mori Pal Lekaj i AAK-së.

Me të shpallur fituesit e këtij tenderi lajmi.net kishte raportuar për shumë parregullsi (shihe KËTU). Ndërkaq, OSHP-ja gjeti që ministria në ikje deshi të keqpërdorë fondet publike kur shpalli fituesit e këtij tenderi, duke shpallur fitues kompanitë më çmim më të lartë.

OSHP ka konstatuar se pothuajse të gjithë operatorët ekonomik ofertues kanë gabime aritmetikore, e që normalisht është dashur të autoriteti kontraktues ti analizojë ofertat financiare dhe ti vërej këto gabime aritmetikore. Paneli shqyrtues obligonë autoritetin kontraktues që gjatë rivlerësimit të ofertave të analizoj çmimin e të gjithë ofertuesve dhe nëse ka gabime aritmetikore atëherë të veproje konform paragrafit të nenit 59 të Ligjit të Prokurimit.

Ashtu, siç kishte raportuar edhe lajmi.net, paneli shqyrtues, duke pasur parasysh që nuk ka qenë kërkesë decitive e Autoritetit kontraktues që kompanitë duhet të jenë të regjistruara në platformën digjitale, ka ardhur në përfundim se me këtë rast eliminimi i kompanive me ketë arsyetim, autoriteti kontraktues ka vepruar në kundërshtim me nenin 56, paragrafi 3 i Ligjit të prokurimit, duke eliminuar operatoret për kërkesa që nuk janë në dosjen e tenderit.

Po ashtu, Paneli shqyrtues konstaton se, ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i ofertave për këtë aktivitet të prokurimit nuk është bërë konform nenit 59 të Ligjit, dhe njëkohësisht nuk është marr parasysh edhe kriteri kryesor për dhënie të kontratës, e që është tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët, sipas nenit 60 të PPP-së.

“Paneli shqyrtues konstaton se lidhur me këtë aktivitet të prokurimit nuk është marr parasysh edhe neni 1 i LPP-së pasi që nuk dihët se qëllimi i këtij ligji është të sigurojë mënyrë me efikase, më trasparente dhe më të të drejtë të shfrytezimit të fondeve publike, burimeve publike si dhe të gjitha fondeve dhe burimeve tjera të autoritetit kontraktues në Kosovë”, thuhët në raportin e OSHP-së. (Vendimi i OSHP-së)

Gjatësia e trasesë së Autostradës A7.1 e cila do të tenderohet (nga Kryqëzimi në Disnivel R6/R7.1(Banullë ) dhe mbaron në Udhëkryqin me rrugën Nacionale N25.2 ( Në Bresallc), është: 22.31km.

Pjesën e parë të tenderit e ka fituar konzorciumi “Al Trade”, “Salillari”, në vlerë prej 16.025.453,66 euro. Pjesën e dytë e ka fituar konzorciumi “Graniti”, Engingering Group”, “Armendi-FA” në vlerë prej 6.246.767, 65 euro. Pjesën e tretë grupi i kompanive “RSM Company”, “Benita Company”, në vlerë prej 5.131.393.81 euro. Pjesa e katërt “Kaf-Asphalt Company”, “Beni-Com”, në vlerë prej 7.413.027, 70 euro. Pjesën re pestë “Sallahu”, vlera financiare 21.478.937, 38 euro. Pjesa e gjashtë “Bejta Commerc”, “Bas Com, “Ereniku”, “Riviera”, vlera financiare 18. 171. 188, 39 euro. Pjesa e shtatë “Famis Co-Hc”, “Gjikuria”, në vlerë prej 9.329. 872, 37 euro. Pjesa e tetë “Damastion project”, “Eurokos”, “Via”, në një vlerë financiare 15.914.317,07 euro.

Ky tender ka qenë teme e ashpër debit në mes të LDK-së e ministrit Pal Lekaj në Kuvendin e Kosovës. LDK insistonte që Qeveria e ka hequr pa të drejtë nga buxheti ndërtimin e kësaj autostrade, ndërsa ministri Lekaj deklaronte se tenderi është në OSHP, shkaku i ankesave të kompanive për eliminim nga gara kundërligjshëm, dhe se projekti ishte planifikuar pa u siguruar fondet. Në fund Lekaj ishte zotuar se ky projekt do të fillojë të realizohet në vitin 2018./Lajmi.net/