“Ose të shkojë në burg, ose ia jap hakun unë”, anëtari i VV-së kërcënon Molliqajn
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendsoje, Fatmir Hasani i cili kishte garuar si kandidat i pavarur për Kryetar të Mitrovicës, ka kërcënuar hapur kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj, pas zhvillimeve në protestën e djeshme.

Lajme
Hasani përmes një publikimi në Facebook i tha Molliqajt se nëse nuk arrestohet nga Policia e Kosovës, ai do të vie nga Londra dhe do ta bëjë “ me pi ujë me lugë”.
Ai madje tha se pret me padurim arrestimin e Dardan Molliqajt, ose në të kundërtën “ia jep hakun ai”, transmeton lajmi.net.
“E pres me padurim arrestimin e kti qeni ja perndryshe ja jap hakun une dhe e pranoj denimin qe do ma shqipton gjykata e Kosoves “, shkroi tutje Hasani.
Ndryshe Molliqaj drejtoi dje protestën e organizuar në kundërshtim të propozimit të ZRRE-së për ngritjen e çmimit të faturave të energjisë-elektrike.
Por protesta e djeshme nuk kaloi pa incidente.
Ishte pikërisht Molliqaj i cili është parë duke goditur me shuplakë njërin prej zyrtarëve policorë në hyrje të Qeverisë së Kosovës.
Përpos kësaj, njëri nga anëtarët e tjerë të PSD-së ishte incizuar duke goditur në kokë një polic përgjatë ecjes në sheshin “Skenderbeu”.
Postimi i plotë:
Nje porosi per Dardan Molliqaj, kerkim faljen tende sta pranoj ti duhesh me shku nburg.Nese autoritetet e Kosoves nuk te arestojn e met shti nburg, une personalisht do e mar persiper do vi nga Londra per ti mbrojt polict tonë dhe ka met ba me pi ujë me lugë e kurr ska met ra ndermend me i sulmu institucionet e Republikes se Kosoves. Kemi hjek qe 20 vjet me e ndertu shtetin e policin, ushtrin, gjykatat, shendetsin e nje njeri i paftyr siq ishe ti mi ra policit kjo eshte sulm ndaj shtetit tone jo vetum ndaj policve. E pres me padurim arestimin e kti qeni ja perndryshe ja jap hakun une dhe e pranoj denimin qe do ma shqipton gjykata e Kosoves. FH
Policia nuk e gjejnë Molliqajn në banesë e as seli të partisë