Orteku lë të vdekur shtatë persona në alpet e Francës
Një ortek bore që është lëshuar sot në alpet e Francës, ka lënë të vdekur shtatë persona, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Bota
Orteku është lëshuar nga vendi i quajtur Masivi des Ekran, kodër kjo që arrin lartësinë prej 4,015 metra, dhe që është mjaft e njohur për alpinistët, transmeton lajmi.net.
Sipas medieve franceze ky ortek ka goditur tetë alpinist, ndërsa gjatë vitit të kaluar në Francë, ortekët kanë marrë jetën e 28 personave. (lajmi.net)