Orinda mesazh publik Turit: Do të vallëzojmë gjithë jetën…
Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë çift shumë i dashur për publikun.
ShowBiz
Vitin që kemi lënë pas, Orinda dhe Turi i kanë dhënë fund beqarisë, duke u martuar me një dasmë madhështore, shkruan lajmi.net.
Këto ditë ishte përfolur në medie se Orinda është shtatzënë, por kjo e fundit kishte preferuar të qëndrojë e heshtur deri të vije momenti i duhur për të dhënë lajmin.
Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja konfirmoi se po pret të bëhet nënë, ndërsa emocionet me të i ndau edhe bashkëshorti i saj Turi.
Përmes një fotografie që ndau me ndjekësit në Instagram, ku shihen çifti duke vallëzuar, ajo i shkroi “Do te vallezojme gjithe jeten..”. /Lajmi.net/