Origi te Milani – pothuajse e kryer, “kuqezinjtë” e duan edhe Renato Sanchesin
Divock Origi është shumë afër transferimit te Milani.

Sport
Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, kanë mbetur vetëm edhe testet mjekësore, në mënyrë që lojtari ta veshë fanellën kuq e zi.
Me çështjen e belgut pothuajse të kryer, “rossonerët” po kërkojnë edhe një alternativë edhe për mesfushë.
Një ndër emrat më të përmendur është Renato Sanches i Lille, i cili është i hapur për një lëvizje në Itali te kampionët e Serie A. /Lajmi.net/