Orges Shehi pas fitores: Treguam karakter, ndeshja e dytë do të jetë më e vështirë
Trajneri i Ballkanit, Orges Shehi, ka dhënë një intervistë të shkurtër pas triumfit që arritën ndaj Florianas. Ballkani mori fitore me rezultat 4-2 në shtëpi ndaj Florianas, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës. Shehi e vlerësoi si shumë të rëndësishme fitoren, por kërkoi vëmendje nga lojtarët për ndeshjen e kthimit. …

Sport
Trajneri i Ballkanit, Orges Shehi, ka dhënë një intervistë të shkurtër pas triumfit që arritën ndaj Florianas.
Ballkani mori fitore me rezultat 4-2 në shtëpi ndaj Florianas, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Shehi e vlerësoi si shumë të rëndësishme fitoren, por kërkoi vëmendje nga lojtarët për ndeshjen e kthimit.
“Rëndësi ka fitorja. Edhe pse nisëm keq, treguam karakter. Nuk e humbëm durimin dhe arritëm te fitorja”.
“Pësuam dy gola shumë të lehtë. Kjo ndodh në futboll dhe nuk dua të fajësojë lojtarët. Kemi mundur të luajmë edhe më mirë”.
“Ballkani ka kaluar tranzicion të madh. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të fokusohemi vetëm në ndeshjen e radhës”.
“Morëm një rezultat pozitiv, por ndeshja e dytë do të jetë edhe më e vështirë”, ka thënë ai.