Orët e mbrëmjes në veri/ Serbët bëjnë disa veprime
Dita e tetë e krizës në veri të Kosovës ka kaluar e qetë.

Lajme
Protestuesit serbë në pikën kufitare në Jarinjë rreth orëve të mbrëmjes kanë filluar të ngritin një tendë të re në shenjë rezistence ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targa plotësuese të makinave.
Ndryshe, sot në veri janë vendosur edhe bllokada të reja atje ka kaluar edhe numëri i madh i ushtarëve të KFOR-it.
Qytetarët në këtë pjesë të Kosovës po qarkullojnë këmbë pasi është e pamundur të kalohet ndryshe nga bllokadat e vendosura nga serbët.