Orav: Incidenti duhet të hetohet, përgjegjësit të sillen para drejtësisë

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë ambasadori Aivo Orav ka dënuar sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, duke thënë se kjo po privon pjesë të konsiderueshme të Kosovës nga furnizimi me ujë. “Unë tashmë kam ofruar ndihmën e BE -së për autoritetet e Kosovës”, thuhet në reagimin e Orav në platformën X.…

Lajme

29/11/2024 23:51

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë ambasadori Aivo Orav ka dënuar sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, duke thënë se kjo po privon pjesë të konsiderueshme të Kosovës nga furnizimi me ujë.

“Unë tashmë kam ofruar ndihmën e BE -së për autoritetet e Kosovës”, thuhet në reagimin e Orav në platformën X.

Ambasadori Orav ka thënë se incidenti duhet të hetohet dhe ata që janë përgjegjës të sillen para drejtësisë.