Orav i shkon në zyrë, Basha kërkon që BE t’ia heq masat Kosovës dhe “prani” të vendit në Këshill të Evropës

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi ka treguar për takimin e kryeparlamentarit Dimal Basha me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav. Siç thuhet në njoftim në këtë takim është biseduar për ngjarjet e fundit politike në Kosovë dhe rëndësinë e një legjislature efektive për realizimin e politikave integruese në BE. Ndërkaq…

Lajme

04/09/2025 19:33

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi ka treguar për takimin e kryeparlamentarit Dimal Basha me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Siç thuhet në njoftim në këtë takim është biseduar për ngjarjet e fundit politike në Kosovë dhe rëndësinë e një legjislature efektive për realizimin e politikave integruese në BE.

Ndërkaq Basha ka kërkuar largimin të masave ndaj Kosovës, si dhe praninë e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Më poshtë njoftimi i plotë i Kuvendit të Kosovës:

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Kreu i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Dimal Basha, mirëpriti në pasditen e sotme në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav.

Kryetari dhe përfaqësuesi i BE-së diskutuan lidhur me ngjarjet e fundit politike në Kosovë dhe biseduan për rëndësinë e një legjislature efektive për realizimin e politikave integruese në BE.

Kryetari Basha e falënderoi përzemërsisht Ambsadorin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe të madhe që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, në fusha të ndryshme dhe me projekte të shumta ndër vite.

Në takim, Kryetari Basha theksoi rëndësinë e largimin të masave ndaj vendit tonë, si dhe praninë e Kosovës në Këshillin e Evropës, si një mekanizëm shtesë që garanton avancimin e lirive dhe drjetave të njeriut për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Nga ana e tij, Shefi i Zyrës së BE-së, z. Orav, e uroi Kryetarin Basha për detyrën e re si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shprehu rëndësinë e funksionalizimit të instituicioneve si dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe mbështetjes së fuqishme të Bashkimit Evropian për Kosovën, e cila është një marrëdhënie thelbësore për zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij të plotë në strukturat evropiane.