Ora më e mirë e ditës për të bërë seks, në bazë të moshës

Kur bëhet fjalë për trupin e njeriut, duhet të dini se ai ndikohet nga ndryshimet që ndodhin në organizëm.

Lifestyle

16/08/2020 16:42

Në përgjithësi njerëzit kryejnë marrëdhënie më të shpeshta seksuale kur janë të lirë nga angazhimet ose kur eksitohen nga një ndodhi e momentit.

Por sipas kërkuesit shkencor të University of Harvard, doktor Paul Kelley, koha më e mirë për të bërë dashuri përcaktohet nga mosha që keni.

Dr. Kelley ka disa udhëzime për ju:

Kur jeni në të 20-tat: Ora 15.00 është më e përshtatshmja. Kjo është koha kur organet gjenitale përjetojnë kulmin e energjisë. Ai gjithashtu rekomandon zgjimin në orën 09:30 dhe gjumin në orën 01:00.

Kur jeni në të 30-tat: Ora 08:20 e mëngjesit është ora e artë për të bërë dashuri. Rrezet e diellit rrisin nivelin e testosteronit tek meshkujt dhe stimulojnë hipotalamusin, pjesa e trurit që kontrollon prodhimin e hormoneve. Njerëzit në të tridhjetat duhet të zgjohen më herët (08:10), sesa ata që janë në të njëzetat.

Kur jeni në të 40-tat: Ora 22:20 është koha më e mirë për të bërë dashuri.

Kur jeni tek të 50-tat: Edhe për 50-vjeçarët, ora 22:00 është ora ideale për të bërë pak gjimnastikë poshtë çarçafëve. Në këtë moshë, është mirë të bëni dashuri në mbrëmje vonë dhe më pas të flini të qetë. /Lajmi.net/