Optimizëm te PSG, Vitinha pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Juventus

Vitinha vazhdon të jetë në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Juventus, ndonëse te parisienët ka optimizëm. Skuadra e Paris Saint-Germain do të ketë një test të rëndësishëm në hapjen e sezonit në Champions League. Kampionët e Ligue 1 do të përballen me skuadrën italiane, Juventus. Për këtë ndeshje, në pikëpyetje është mesfushori i parisienëve, Vitinha, përcjell…

Sport

04/09/2022 19:44

Vitinha vazhdon të jetë në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Juventus, ndonëse te parisienët ka optimizëm.

Skuadra e Paris Saint-Germain do të ketë një test të rëndësishëm në hapjen e sezonit në Champions League.

Kampionët e Ligue 1 do të përballen me skuadrën italiane, Juventus. Për këtë ndeshje, në pikëpyetje është mesfushori i parisienëve, Vitinha, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, sipas raportimeve nga mediat franceze, Christophe Galtier po llogaritë në lojtarin për këtë ndeshje.

Mesfushori pësoi një lëndim në gju, dhe nuk dihet është konfirmuar asgjë për rikuperimin e tij.

Vitinha linte para kohe fushën në ndeshjen ndaj Nantes, kur pranoi një goditje në minutën e 24’. /Lajmi.net/