Oppo prezantoi telefonin inteligjent Oppo R7s

Oppo zbuloi pjesëtarin më të ri të serisë R7 gjatë konferencës GITEX të zhvilluar në Dubai. Telefoni, i quajtur Oppo R7s, përmban kasa prej metali. Ai ka ekran 5.5 inç me rezolucion 1080 pikselë AMOLED.

Auto & Tek

19/10/2015 20:47

Telefoni fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 615 me 4GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Kamera parësore e telefonit është 13 megapikselë, ndërsa kamera ballore është 8 megapikselë.

Oppo R7s operon me sistemin Android 5.1 Lollipop me ndërfaqen ColorOS 2.1. Përmasat e telefonit janë 151.8 x 75.4 x 6.95 mm dhe peshon 155 gramë. Një bateri me kapacitet 3,070 mAh fuqizon pajisjen.