Opozitarët ftojnë për protestë të qetë

16:14 | 13 Prill 2015

Foto / Arkiv

Ka përfunduar takimi i liderëve të partive opozitare parlamentare në Kosovë, ku është diskutuar për një koordinim sa më të mirë të protestës, e cila do të mbahet të shtunën. Ata u kanë bërë thirrje të gjithë të pakënaqurve që të dalin në protestën paqësore.

Takimi disaorësh është mbajtur në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas takimit, Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës,  tha se protesta do të jetë paqësore dhe do të marrin pjesë nga të gjithë qytetet e Kosovës.

Ai njoftoi se do t’i kenë edhe dy takime, konkretisht të mërkurën dhe të premten për koordinim të  mëtutjeshëm.

Kurse, Fatmir Limajt, nga Nisma, i ka bërë thirrje të gjithë të pakënaqurve, bujqve, studentëve dhe të gjithë të papunëve që të dalin në protestën e së shtunës.